Banorët e zonës së Astirit prej 1 muaji, vijojnë protestën  në kundërshtim të projektit të Unazës së Re. Tashmë kjo është një protestë e kthyer në një temë të nxehtë politike në Tiranë. Opozita është rreshtuar në mbrojtje të banorëve të cilëve po u prishen banesat dhe ndërtesat e ngritura më së shumti pa leje gjatë 3 dekadave.

 

Në këtë debat politik mbizotërojnë dy çështje kryesore, nga njëra anë, qasja e qeverisë ndaj banorëve, pra zgjidhja e problemit social që krijon ndërtimi i rrugës dhe, nga ana tjetër, kosto e projektit, e cili, sipas opozitës është një vjedhje e parasë publike.

 

Qeveria i kundërpërgjigjet se cilësia e lartë e projektit të rrugës e përligj shumën rreth 40 milion euro të parashikuar që të shpenzohet për një nga segmentet rrugore me nevralgjike të hyrjes në kryeqytet.

 

Për të folur më shumë rreth debatit politik të ditëve të fundit në edicionin e lajmeve në Vizion Plus është deputeti i Partisë Demokratike Aldo  Bumçi.

 

Zoti Bumçi ka mbetur vetëm një pjesë e banorëve të opozitës që vijojnë protestën, opozita e mbështet këtë protestë kundër qeverisë, ndërkohë që qeveria vijon punën për shembjen e ndërtesave. Çfarë vjen më pas si e shikoni ju këtë çështje?

 

Kjo që po ndodh është shumë e rëndë, fjala më e përshtatshme është kjo është një sjellje “kafshërore” nga qeveria ndaj qytetarëve të saj. Nuk ndodh në asnjë vend tjetër kjo, as në diktatura nuk ndodh që të prishet shtëpia. Ne kemi qenë të pushtuar nga italianët, kanë shpronsuar çdo ambjent që e kanë marrë për përdorim publik e kanë blerë, pushtuesit. Këtu kemi një qeveri që prish me qindra shtëpia dhe nuk të strehon, qeveria këtu duhet të marrë një familje dhe ti sigurojë strehë. Azilkërkuesit,muxhahedinët ne kemi strehuar të huajt, si mund të nxjerrësh me mijëra familje shqiptare në mes të rrugës?

 

Një pjesë e këtyre kanë pranuar marrëveshjen me qeverinë duke pranuar dëmshpërblimin, një pjesë kanë pranuar që të strehohen në banesa sociale një pjesë kundërshtoi dhe një pjesë tjetër kanë pranuar zgjidhjen me qera sociale apo jo?

 

Ne kemi vetëm një zgjidhje që është kompesimi për shtëpinë që prishet, nesë ti je pronari i tokës do të marrësh dhe për tokën, por nëse nuk je një i tillë atëherë duhet që patjetër të të dëmshpërblehet shtëpia, ose ti jepet një hyrje tjetër e barasvlefshme me atë që ka. Kjo është zgjidhja ligjore, çdo gjë tjetër është kinezeria e Erion Veliajt, teatri i Veliajt që nuk ja vlen të hysh. Bëhet një projekt publik dhe ka një kosto shpronësimi që duhet të jetë pjesë e buxhetit, një qeveri që nuk mund të nxjerrë, edhe në kohën e komunizmit nëse vendosje një çati nuk të prishej më shtëpia, si ka mundësi që këtu banorë që kanë 27 vite, qeveria ka një ligj legalizimi e ka shprehur vullnetin, unë jam për legalizim, për ndryshe do e kishte shfuqizuar ligjin derisa ka ligj legalizimi do të thotë se duhet ti japësh lekët për ndërtesën. Por ajo nuk po jep shkresën, pasi për çdo shtëpi që prishet duhet të ketë një vendim nga institucioni përkatës, ai vendim i jepet qytetarit dhe ka kohë për të shkuar në gjykatë, shkojnë dhe ja prishin dhe  në të njëjtën ditë i japin dhe vendimin nuk i japin kohë që të ankohet. Në ishim dje në Shkozë dhe qëndruam gjithashtu falenderojmë mediat që qëndruan në krahë të banorëve që kishin dalë për shtëpinë e tyre, edhe kjo bëri që policia e shtetit dhe ajo ndërtimore të tërhiqeshin nuk e prishën shtëpinë për sa kohë që ne ishim aty. Kanë shkuar në 5 të mëngjesit dhe kanë tërhequr zvarrë banorë nga shtëpia, kanë çuar policë për të bllokuar të gjithë familjarët e tjerë, ky është pushtim. Termeti të vjen pa njoftim dhe mund të të zërë dhe familjen brenda por kjo është qeveri jo termet. Qeverinë e rrëzon shkon dhe i tregon vendin si po ma bën ti për familjen time ti mund ta bësh përballë kryeministrisë.

 

Opozita me këtë qëndrim që mban sigurisht që do të dëshirojë një protestë më të madhe qytetare që kjo shikojmë çdo ditë. Si shpjegoni që opozita nuk arrin që të mobilizojë qytetarët që ti bashkohen kundërshtimit sepse aty është grupi është i qytetarëve që janë të prekur.

 

Opozita nuk i ka bërë thirrje asnjë qytetari për të dalë, por ka dalë vetë në mbështetje të qytetarëve në Astir, në Unazën e Re qytetarët kanë dalë vetë në mbrojtje të shpive ne thjesht kemi shkuar për mbështetjen e tyre. Në Shkozë po ashtu kemi dalë në krah të qytetarëve që kanë dalë për shtëpitë e tyre nuk kemi sjellë ne qytetarë nga pjesë të tjera të qytetit kush ka ardhë ka ardhë sepse ka shtëpinë e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Laprakë. Unë kam dy gjera për të theksuar;

E para qeveria po shkon duke dorëzuar letrat pjesë pjesë, shkon për të prishur 16 shtëpi tani, por ne e dime se rruga do të vijojë dhe nuk do të ndalet me 16 shpi të prishura. Nga sheshi Shqiponja deri në Shkozë e gjithë gjurma e unazës do të shkatërrojë me mijëra shtëpi kush qëndron me shpresën se nuk do të vijë tek unë do ti shkojë, plus rrugët lidhëse që do të ndikojnë që mijëra familje të dalin jashtë. E vetmja zgjidhje është që të dalim në rrugë si banorët e Astirit, si të Shkozës si të Bregut të Lumit të Bulevardit të dalin të gjithë të bllokojnë Tiranën, bashkë me studentët që janë në protestë bashkë me dhjetëra mijëra biznese të Tiranës që janë futur me TVSH me 20 milionë. Të gjithë qytetarët që kanë protestuar te teatri të gjithë të pakënaqurit duhet të mblidhet se shkaku është një Edi Rama. Shtëpia politike e Ramës është kryeministria të shkojnë aty dhe ta rrethojnë atë, këtë thirrje mund të bëjë opozita, Edi Rama njeh një gjuhë atë të kuksianëve atë të banorëve të Astirit, dhe unë jam dakord me ju se ne duhet të bëjmë një thirrje masive të bllokojmë Tiranën siç e bënë armenët.

 

 

Përse kryetari i Partisë suaj hesht për subjektin “viktori Invest”, është një nga tre fituesit e ndërtimit të segmentit për të cilin po bëhet i gjithë ballafaqimi. Është një subjekt ky që ka qenë në një nga subjektet kryesore që ka bashkëpunuar?

 

Kryetari i partisë e ka dhënë publikisht përgjigjen e tij, nuk ka heshtur në deklaratën e PD-së, për tenderin përmenden të gjitha firmat, i gjithë korrupsioni për tenderin ka shkelur të gjithë ligjet e shtetit shqiptar. Projekti është ofruar nga një firmë, nuk është projekt i kërkuar nga qeveria nuk i është bërë oponencë projektit është dhuruar. Është bërë një tender me tre lote, ku e njëjta firmë që merr pjesë për të krijuar gjasme garën tërhiqet, tenderi fitohet me vlerën absolute dhemë shumë se 20 milionë euro 1 kilometër. Më thoni a po shtrohet, kjo është vjedhje e pastër kur të gjitha segmentet e tjera të unazës kushtojnë katër herë më lirë se ky segment. E vetmja zgjidhje është që ne të shpëtojmë nga kjo e keqe që e ka emrin Edi Rama, varfëri ka dëshpërim në këtë popull, po prish shtëpitë nuk pyet për falimentimin e bizneseve, 80 të zhdukur vetëm në Vlorë, çfarë duhet të presim nga ky drejtues? Ky sillet si pushtues, të gjithë duhet të jemi te Kryeministria për të larguar Edi Ramën për të shpëtuar të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *