Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Wanted 38”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve të shpejta policore.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë DVP Durrës, lokalizuan në lagjen nr. 13 shtetasin E. Zh., 57 vjeç, lindur në Kosovë.
Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës e kishte dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat për ekstradimin e 57-vjeçarit.
/vizionplus.tv





