E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Serial Sot 16:30

Përrallë në Ishull

Në qendër të historisë së “Përrallë në Ishull” është Haziran, një vajzë e qytetit, e mësuar me ritmin e shpejtë të Stambollit dhe një jetë krejt…

Historia

Në qendër të historisë së “Përrallë në Ishull” është Haziran, një vajzë e qytetit, e mësuar me ritmin e shpejtë të Stambollit dhe një jetë krejt ndryshe nga ajo që do të gjejë në një ishull të largët.
Një gabim i papritur e detyron të largohet nga gjithçka që njeh dhe të përballet me një realitet të ri, ku jeta është më e thjeshtë, më e qetë, por edhe plot surpriza.
Në këtë botë të re ajo takon Poyrazin, një djalë të lidhur me natyrën, tokën dhe traditat e ishullit. Ata janë krejt të ndryshëm dhe përplasjet mes tyre nuk do të mungojnë. Por pas debateve, keqkuptimeve dhe momenteve të papritura, mes Haziranit dhe Poyrazit nis të lindë një ndjenjë që do t’ua ndryshojë jetën.
Dashuria e tyre do të përballet me shumë pengesa. Ndërsa Haziran përpiqet të përshtatet me jetën në ishull, ëndrrat e Poyrazit rrezikojnë të shuhen dhe e ardhmja e familjes së tij vihet në pikëpyetje. Fabrika e vajit dhe shtëpia familjare janë në rrezik, duke i vendosur të dy përballë një sfide që kërkon më shumë se vetëm dashuri.
Për të shpëtuar atë që kanë më shumë për zemër, Haziran dhe Poyraz do të duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre, të besojnë tek njëri-tjetri dhe të bashkojnë forcat. Por sa më shumë afrohen, aq më shumë do të zbulojnë se edhe pasionet, ëndrrat dhe e shkuara mund të bëhen pengesa të mëdha.
“Përrallë në Ishull”, një aventurë romantike plot emocione, humor, përplasje dhe një dashuri që mund të ndryshojë gjithçka, vetëm në ekranin e Vizion Plus.