Rreth Nesh

Televizion Kombetar Privat Digjital Tokesor.

Transmetim digjital tokësor 24 ore/ditë 

Qytetet Kanali UHF
Shkoder 22
Kukes 36
Diber 54
Tirane 57
Elbasan 46
Fier 29
Berat 24
Korçe 21
Gjirokaster 48

 

Misioni:

Vizion Plus eshte nje media e pavarur misioni i se ciles eshte te nxis, informoje dhe inspiroje teleshikuesit per te qene me te involvuar ne ambientin qe i rrethon.

Promovojme fjalen e lire, nxisim mendimin ndryshe, njohim dhe respektojme diversitetin e komuniteteve, ndihmojme njerezit te gjejne zerin e tyre, inkurajojme komunikimin, krijojme oportunitete, garantojme formate me interes te gjere publik, promovojme shikueshmerine dhe inkurajojme mendimin artistik.

Ne menyre konsistente ne perpiqemi ti japim audiences dhe te gjithe partnereve tane sherbimet me te mira te mundshme permes nje pune te palodhur dhe praktikave te nje biznesi te ndershem. Vit pas viti kemi arritur te krijojme reputacion ne tregun mediatik shqiptar fale cilesise, persosmerise, dhe integritetin ne transmetimet tona, dhe synojme qe ta ruajme e zhvillojme ate ne vazhdim.

Duke e konsideruar veten gjithnje si nje alternative zgjedhjeje, per ne audience eshte e para dhe punojme forte per te fituar, forcuar e justifikuar dite pas dite  besimin e saj.

Ne synojme te jemi me te miret dhe te japim nje kontribut pozitiv per jeten e gjithe komunitetit. Ne besojme se fokusimi mbi qendrueshmerine afatgjate eshte menyra me e mire per te arritur suksesin permanent dhe krijuar vlere per biznesin.

Ne jemi gjithnje ne kerkim te rrugeve per permisim. Ky shpirt na ka bere ata qe jemi sot, dhe do te na udheheqe drejt asaj qe ne duam te jemi neser.

Historiku

VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Objekti i televizionit është ushtrimi i veprimtarisë Radio – Televizive, i cili konsiston në krijimin e një rrjeti me një shtrirje në të gjithë vendin si nëpërmjet mbulimit direkt të territorit të Republikës së Shqipërisë permes valeve satelitore ashtu edhe nëpërmjet mbështetjes me median rajonale me shpërndarje, nëpërmjet valëve si dhe kabllore, prodhimin, tregtimin dhe shpërndarjen e programeve të ndryshme radiotelevizive si dhe çdo aktivitet tjeter radio-televiziv. Ne menyre konsistente ne perpiqemi ti japim audiences dhe te gjithe partnereve tane sherbimet me te mira te mundshme permes nje pune te palodhur dhe praktikave te nje biznesi te ndershem. Vit pas viti kemi arritur te krijojme reputacionin e duhur ne tregun mediatik shqiptar fale cilesise, persosmerise, dhe integritetin ne transmetimet tona, dhe synojme qe ta ruajme e zhvillojme ate ne vazhdim.
Duke e konsideruar veten gjithnje si nje alternative zgjedhjeje, per ne audienca eshte e para dhe punojme forte per te fituar, forcuar e justifikuar dite pas dite besimin e saj.
Ne synojme te jemi me te miret dhe te japim nje kontribut pozitiv per jeten e gjithe komunitetit. Ne besojme se fokusimi mbi qendrueshmerine afatgjate eshte menyra me e mire per te arritur suksesin permanent dhe krijuar vlere per biznesin.
Ne jemi gjithnje ne kerkim te rrugeve per permiresim. Ky shpirt na ka bere ata qe jemi sot, dhe do te na udheheqe drejt asaj qe ne duam te jemi neser.
Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton nje audience te gjere ku perfshihen te gjithe grupmoshat dhe shtresat sociale.

Nje staf profesional me nje eksperience te gjate ne fushen e transmetimeve televizive, garanton nje nivel te larte komunikimi me audiencen. Ne jemi te pozicionuar si nje ofrues i formateve te reja televizive te nje cilesie te larte si dhe si nje ze autoritar persa i takon lajmeve dhe programeve te çeshtjeve aktuale. Ne do te vazhdojme te forcojme dhe zgjerojme me tej pozitat tona ne tregun mediatik shqiptar drejt nje pozicioni lider si ne aspektin e audiences ashtu edhe ne cilesine e programeve qe ofrojme.

Teknologji dhe paisje.

Vizion Plus disponon gjithe njohurite teknike si dhe mundesite financiare per te ofruar teknologjine me moderne te perdorura jo vetem ne Shqiperi, por edhe me gjere. Ne kete fryme dhe nivel teknologjie vijojme te operojme prej vitesh.

Strategjite marketing.

Marketingu eshte nje nga elementet me te rendesishem ne zhvillimin e vazhdueshem te shoqerise sone. Hapi i pare i rendesishem ne kete proces eshte thithja e kerkeses se publikut. Kemi identifikuar grupet kryesore te synuara te cilet kane kerkesat e tyre, sipas klases qe i perkasin. Disa nga me te rendesishmit dhe aktore te rendesishem ne blerje jane: Femijet: kerkojne program pothuaj gjate gjithe dites, kjo varet edhe sepse disa nuk shkojne ne shkolle apo ne kopesht (per shkak te moshes), dhe sepse nje pjese e tyre e kane mesimin gjate paradites dhe nje pjese gjate pasdites. Kerkojne kryesisht filma vizatimore te huaj, te perkthyer apo te dubluar ne shqip. Kerkese nga ana e tyre ka gjithashtu edhe per filma apo programe per femije ne shqip. Meshkujt mbi moshen tetembedhjete vjec: te orientuar kryesisht drejt sportit, filmave dhe seriale aksion, dokumentareve etj. Grate shtepiake: te orientuar kryesisht ne dy grupe kryesore programacioni. Muzike e filma shqiptare si dhe telenovela te ndryshme shqiptare apo te huaja. Jane teleshikues gjate pothuaj gjate gjithe dites, per vete faktin se e kalojne pjesen me te madhe te kohes ne shtepi. Ka gjithashtu edhe kerkesa te tjera te vecanta nga shtresa te ndryshme shoqerore te cilat do te plotesohen nga ana jone ne orare te ndryshme te dite-nates. Ne dinamiken e saj ditore dhe javore struktura jone programore ka arritur te siguroje qasjen e duhur me kerksat dhe shijet e audiences, duke bere qe produktet tona te jene gjithnje atraktiv dhe konkurrues ne treg.
Ne politikat tona te marketingut synimi do te jete perfitimi nga shtrirja ne nje publik sa me te gjere. Pra nje audience e konsiderueshme, e ben nje produkt atraktiv, konkurrues dhe nje gjenereues perfekt te ardhurash, kjo sjell automatikisht zvogelimin e kostot administrative per njesi, kosto te cilat ne kete lloj aktiviteti jane relativisht te larta, ku zerin kryesor e ze investimi pra amortizimi dhe punesimi . Kjo strategji marketing do te mbeshtetet nga fushata mediatike me disa nga aktoret kryesore mediatike elektronike dhe te shkruar ne vend.

Strategjite e kompanise            

  1. Blerja e te drejtave te transmetimit te patentave te suksesshme nderkombetare si dhe prodhimi i formateve in-house qe garantojne nivel te larte komunikimi dhe atraksioni per audiencen.
  2. Maksimizimi i te ardhurave permes ndertimit te nje strukture programore qe ti pergjigjet ne cdo kohe shijeve dhe kerkesave te audiences duke i bere produktet me konkurruese ne treg.
  3. Rritja e nivelit te komunikimit ne marredheniet e PR-it duke i sherbyer forcimit te brand-it.
  4. Pozicionimi si lider ne tregun mediatik duke forcuar pozitat ne segmentet ekzistuese si dhe duke krijuar oportunitetet e duhur per zgjerimin ne segmente te reja.
  5. Rritja e nivelit te investimeve per t’iu pergjigjur ne cdo kohe e ne cdo moment kerkesave te tregut dhe risive ne fushen e teknologjise.
  6. Rritja e performances dhe eficences ne pune ne te gjitha nivelet permes politikave te rekrutimit dhe nje procesi te detajuar te ndarjes se punes.