Ligjore
Cookies
Përditësuar më 13 Shtator 2026
Lista më poshtë përputhet me atë që faqja vendos sot dhe duhet përditësuar sa herë shtohet një shërbim i ri.
Çfarë janë cookies
Cookies dhe ruajtja lokale janë të dhëna të vogla që shfletuesi mban për një faqe. Ne i ndajmë në tri grupe: të nevojshme, matje dhe marketing. Vetëm grupi i parë vendoset pa ju pyetur.
Të nevojshme (gjithmonë aktive)
- vp_consent — zgjedhja juaj për cookies. Një vit.
- vp_seen — që ekrani hyrës të mos shfaqet dy herë në një sesion. Deri sa mbyllni shfletuesin.
- vp:* (ruajtje lokale) — preferencat tuaja në faqe: zëri i player-it, njoftimet që zgjidhni, kërkimet e fundit. Nuk dërgohen askund.
- comment_author_* — vetëm nëse zgjidhni të ruhet emri për komentet e ardhshme. Një vit.
- Cloudflare Turnstile — mbrojtja e formularëve nga robotët; ngarkohet vetëm në faqet me formular.
Matje (me lejen tuaj)
- _ga, _ga_* — Google Analytics 4: cilat faqe lexohen, nga çfarë pajisjeje, me IP të shkurtuar. Deri në dy vjet. Ngarkohet vetëm pasi thoni po.
Marketing (me lejen tuaj)
Sot faqja nuk vendos asnjë cookie marketingu. Nëse në të ardhmen banderolat zgjidhen sipas interesave tuaja, ato do të ngarkohen vetëm me këtë leje dhe do të listohen këtu.
Si e ndryshoni zgjedhjen
Përdorni butonin më poshtë, ose lidhjen “Cilësimet e cookies” në fund të çdo faqeje. Mund t’i fshini cookies edhe nga cilësimet e shfletuesit.

