Nelson Hysa nuk ia del përballë Kabayel, boksieri shqiptar pëson humbjen e parë në karrierë

Nelson Hysa nuk ka arritur të realizojë ëndrrën për të triumfuar në duelin ndaj Agit Kabayel. Boksieri shqiptar është mposhtur nga gjermani në përballjen e zhvilluar në Düsseldorf, duke regjistruar kështu humbjen e parë në karrierën e tij profesioniste.
Hysa zbriti në ring me një rekord të jashtëzakonshëm prej 25 fitoresh në 25 ndeshje, por këtë herë u përball me një kundërshtar që arriti të ndalte ecurinë e tij perfekte.
Për shkodranin kjo ishte një sfidë me rëndësi të veçantë, pasi synonte të bënte një hap të madh drejt majave të boksit botëror.
Pavarësisht humbjes, Nelson Hysa ka shkruar një histori të rëndësishme në boksin shqiptar, ndërsa dueli me Kabayel shënon kapitullin e parë të humbjeve në rekordin e tij profesionist.




