E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Serial Sot 15:40

Fat i hidhur

“Fat i Hidhur” (Toprak ile Fidan) është një histori e fuqishme dashurie, dhimbjeje, kujtimesh të humbura dhe sekretesh të mbajtura për vite me radhë. Një aksident…

Historia

“Fat i Hidhur” (Toprak ile Fidan) është një histori e fuqishme dashurie, dhimbjeje, kujtimesh të humbura dhe sekretesh të mbajtura për vite me radhë. Një aksident tragjik ndan përgjithmonë një familje të re dhe lë pas plagë që koha nuk arrin t’i shërojë.


Pas pesë vitesh në koma, Toprak zgjohet në një botë që nuk e njeh më. Ai nuk mban mend asgjë nga jeta e tij e mëparshme, nuk kujton familjen dhe as ngjarjet që i kanë ndryshuar fatin. Nëna e tij përpiqet ta ndihmojë të nisë një jetë të re dhe e shtyn drejt një martese me Ajdanin, duke besuar se kjo mund t’i japë atij një të ardhme të qëndrueshme.


Por, ndërsa Topraku përpiqet të rindërtojë jetën e tij pa kujtime, Fidani vazhdon të jetojë me dhimbjen e humbjes. Ajo ka humbur bashkëshortin dhe foshnjën e saj dhe duket sikur e shkuara i ka marrë gjithçka.


Derisa një takim i papritur ndryshon gjithçka.
Kur Fidani përballet me Toprakun, mbetet e tronditur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme që ai ka me burrin e saj të ndjerë. Një fytyrë e njohur, një ndjesi e pashpjegueshme dhe kujtime që rikthehen me forcë nisin të hapin plagët e së kaluarës.
Çfarë fshihet pas këtij takimi? A është gjithçka thjesht një rastësi? Dhe sa sekrete janë mbajtur të fshehura gjatë këtyre pesë viteve?
Ndërsa Topraku kërkon të zbulojë të vërtetën për jetën që nuk e kujton, Fidani përballet me ndjenja, dhimbje dhe dyshime që mendonte se i kishte lënë pas. E shkuara dhe e tashmja përplasen, duke sjellë përballje, sakrifica dhe vendime që do të ndryshojnë përgjithmonë fatin e tyre.
“Fat i Hidhur” vetëm në ekranin e Vizion Plus.