Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kubës prej dekadash që të hapur ekonominë e saj ndaj investimeve private dhe tregut të lirë.
Megjithatë, ndërsa Havana ka ndërmarrë së fundmi reformën më të madhe ekonomike që nga revolucioni i vitit 1959, Uashingtoni ka vijuar të ashpërsojë sanksionet financiare dhe tregtare.
Në një intervistë për rrjetin mediatik Associated Press, ambasadori i Kubës në OKB, Ernesto Soberón Guzmán, ngriti pyetje mbi qëllimet e vërteta të diplomacisë amerikane dhe ndikimin e masave shtrënguese në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Nga çfarë keni frikë? Nëse jeni kaq të bindur se qeveria kubaneze është një qeveri e paaftë, pse keni nevojë të zbatoni sanksione të reja pothuajse çdo dy javë?” deklaroi Guzmán, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Diplomati kubanez nëvijoi se bllokada e naftës dhe masat e reja ndaj sektorëve të minierave, metalurgjisë dhe ndërtimit po krijojnë mungesa të thella të energjisë elektrike dhe karburantit, duke larguar investitorët e huaj dhe operatorët turistikë.





