Urdhri i Ramës zbret deri në bazë, japin dorëheqjen drejtorët e institucioneve qëndrore në nivel vendor në Dibër

Urdhëri i Kryeministrit Edi Rama i dhënë një ditë ministrave më parë për tju kërkuar dorëheqje drejtorave nën varësi ka zbritur deri në bazë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se vala e dorëheqjeve ka përfshirë edhe institucionet qëndrore në nivel vendorë.
Deri tani mësohet se kanë firmosur dorëheqjen drejtuesit e OSHEE, UKD, ISSH, IKMT, OSSH, ASHKD etj.
Mësohet se të gjithë drejtuesve të institucioneve qëndrore në nivel vendor ju ka ardhur formati i kërkesës së dorëheqjes nga institucionet nga të cilët varen dhe ata i kanë firmosur në zyrat e tyre.
Ende nuk dihet se si do të funksionojë ky largim masiv i drejtuesve të institucioneve nën varësi të pushtetit qëndror.
Kujtojmë se një kërkesë e ngjashme e Kryeministrit Rama është bërë në Korrik të vitit të kaluar drejtuar të gjitha bashkive të vendit ku u kërkua shkarkimi i zv/kryetarëve dhe drejtorëve, por ky proces u bë pjesërisht.




