E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën kërcënimin e thikës në sy të partnerit të saj

Dy burra afganë janë shpallur fajtorë nga drejtësia britanike për përdhunimin e një gruaje në Barking Park, në lindje të Londrës, gjatë gushtit të vitit të kaluar.

Sipas akuzës, gruaja ndodhej në park me partnerin e saj, kur dy të pandehurit iu afruan. Ata dyshohet se kërcënuan burrin me thikë dhe e paralajmëruan të mos njoftonte policinë, përpara se të sulmonin seksualisht gruan.

Reklamë

Dy të pandehurit, Khan Agah dhe Nurullah Ahmadzai, u identifikuan përmes provave të ADN-së të gjetura në veshjet e viktimës.

Juritë hodhën poshtë edhe pretendimin e njërit prej tyre se marrëdhënia kishte qenë me pëlqim, duke i shpallur fajtorë.

Të dy burrat kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të parregullt dhe kishin kërkuar azil. Gjykata pritet të shpallë dënimet e tyre në tetor, ndërsa autoritetet britanike po shqyrtojnë edhe mundësinë e dëbimit të tyre pas përfundimit të dënimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë