E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 1 minutë më parë
Video · Politikë

“Jam edhe më i dashuruar…”/ Saimir Korreshi rrëfen në “Takohemi n’Vizion” njohjen me partneren, zbulon mesazhin e parë që i dërgoi

Deputeti Saimir Korreshi ka ndarë me publikun anën e tij romantike, duke rrëfyer si nisi historia e dashurisë me bashkëshorten.

I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, me Fjodora Fjorën, ai zbuloi se gjithçka nisi me një ftesë në Facebook dhe një mesazh të thjeshtë: “Faleminderit që më pranove ftesën”.

Reklamë

Korreshi zbuloi se çifti feston çdo vit edhe ditën e njohjes, më 12 nëntor, ndërsa pranoi se sot është edhe më i dashuruar me bashkëshorten e tij.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Fjodora Fjora: 12 nëntori, dita që Saimiri dhe bashkëshortja e tij festojnë njohjen e tyre.

Saimir Korreshi: Po, është e vërtetë. Përveçse festojmë ditën kur jemi martuar, festojmë edhe ditën e njohjes. Halli i madh po ta harrosh. Është dita e parë kur kemi filluar komunikimin me njëri-tjetrin, kur unë i kam bërë ftesë në Facebook.

Fjodora Fjora: Në Facebook jeni njohur?

Saimir Korreshi: Jo, jo. E kishim pirë një kafe më parë. Na kishin prezantuar shokët tanë, miqësi e përbashkët.

Fjodora Fjora: E mban mend çfarë i ke shkruar?

Saimir Korreshi: E para që i shkrova ishte: “Faleminderit që më pranove ftesën”. Unë isha në Itali në atë kohë, po bëja doktoraturën. Por kam ardhur shpesh atë periudhë në Shqipëri. Komunikimi ka qenë nëpërmjet rrjeteve sociale, derisa në mars të vitit 2008 jam rikthyer në Shqipëri.

Fjodora Fjora: “Faleminderit për ftesën”, po pastaj çfarë i the?

Saimir Korreshi: Të gjitha pastaj. Shpërtheva.

Fjodora Fjora: Vazhdon të jesh i dashuruar me të njëjtin intensitet me bashkëshorten tënde?

Saimir Korreshi: Patjetër që po. Madje tani edhe më shumë. Ndoshta në atë kohë i jam përkushtuar edhe më shumë politikës.

Fjodora Fjora: Çfarë bëni më datë 12 nëntor?

Saimir Korreshi: Të gjitha.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.