E trishtë! Humbi betejën me tumorin, ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare këngëtarja shqiptare

Artistja nga Kosova Rinesa Qeriqi, e njohur në skenën muzikore me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familja e saj.
Këngëtarja prej kohësh vuante nga një tumor në tru, sëmundje me të cilën luftoi deri në fund, por fatkeqësisht nuk arriti ta mposhtte. Për të ndihmuar në përballimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësor, ishte organizuar edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve.
Lajmin e hidhur e ka bërë edhe më prekës reagimi i motrës së saj, e cila i ka kushtuar disa fjalë emocionuese përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirt i bardhë”, shkroi ajo.
Në dhjetor të vitit 2025, artistja publikoi albumin e saj me 12 këngë, të titulluar “Muzikë Mbijetese”, një nga projektet e saj muzikore.
/vizionplus.tv




