E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3 banesa, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

Zjarri në Gojan të Madh ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Vizion Plus mëson se flakët kanë përfshirë dhe kanë shkrumbuar tre banesa në lagjen Pepaj, ndërsa situata vijon të jetë e rrezikshme për banorët e zonës.

Reklamë

Për shkak të përhapjes së zjarrit dhe rrezikut që paraqet për banesat e tjera, ka nisur evakuimi i banorëve nga zona e prekur.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë