E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët sërish konstituimi i parlamentit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sërish në sallën e Kuvendit, duke përsëritur kërkesën për konstituimin e Parlamentit të ri.

PDK njoftoi se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë seancën në përputhje me Kushtetutën. Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Reklamë

Afati i fundit kushtetues për këtë proces përfundoi më 7 gusht, 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për bisedime për Presidentin në seancën konstituive që u mbajt më 6 gusht, ku pritej të propozonte kryeparlamentarin e ri. Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në vazhdimin e seancës, e cila u mbajt jashtë afatit më 8 gusht. Kërkesa e tij u aprovua nga kryesuesi i seancës, i cili që nga ajo ditë nuk ka thirrur më seancë.

Reklamë

Ndërkohë, ambasadat e vendeve të huaja në vend u kanë bërë thirrje liderëve politikë që t’i japin fund krizës politike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë