Një numër çështjesh që mbajnë ndezur polemika të forta mes shumicës dhe opozitës janë të veshura me petkun ligjor, ndërsa në thelb janë çështje politike.
Paketa antishpifje është një ndër më kryesoret. Nërkohë interes ka për të kuptuar më shumë edhe për çështje si amnistia për të burgosurit, për të cilën qeveria ka dërguar një projektligj te posaçëm në parlament.
Deputeja e PS-së, Klotilda Bushka një nga juristet më aktive në Komisionin e Ligjeve nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion Plus është shprehur se nga ligji i amnistisë do të përfitojnë gratë dhe të të miturit.
Sipas deputetes nga kjo amnisti do të lënë qelitë e burgut ato persona të cilët nuk kanë rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.
Nga amnistia dhe projekti do të përfitojnë 200 individë nga 5200 të burgosur që ka sot në burgjet shqiptare?Kush përfiton dhe përse?
Numri 5 mijë është edhe për ata që vuajnë paraburgimin dhe ata që vuajnë dënimin. Përfitues kryesor në këtë amnisti janë gratë dhe fëmijët, u ulet një pjesë e dënimit të mbetur një numri të konsiderueshëm të kësaj kategorire. 22 nga këto dalin direct lënë qelitë, janë ato grad he të mitur të cilët ju kanë ngelur edhe 3 vjet nga dënimi dhe të gjithë ato persona që janë dënuar lehtë jo dënim i lartë dhe sigurisht të gjithë personat që kur e kanë kryer krimin kanë qenë 18 vjeç ose më të ri. Amnistia është fokusuar në këto grupe që me gjithë qëllimin e humanizmit apo të ndjeshmërisë sociale që ka amnistia ta fokusonim te këto grupe që në fakt edhe rrezikshmërinë kryesore e kanë të ulët.
Nuk është hera e parë e n jë amnistie të tillë por ajo zakonisht është shpallur para përfundimit të vitit dhe ka njerëz që këtë vit thonë se pse është me vonesë.
Në fakt nuk është me vonesë, sepse Ministria e Drejtësisë dhe qeveria i kishin marrë masat që të ishte me kohë i depozituar në kuvendin e Shqipërisë, por për efekt të ngjarjes fatkeq të tërmetit të gjithë procedurat në kuvend dhe në qeveri u ngadalësuan për efekt të të gjithë vëmendjes tek përballimi i pasojave të fatkeqësisë natyrore. Ligjet për amnistinë janë shumë të sakta janë të plota dhe siç e dini ligji është paraqitur me datë mbarimi përsa i takon dënimeve që përfitojnë nga amnistia të shtatorit 2019 ndërkohë që në kuvend është shtyrë kjo datë dhe është bërë dhjetor i 2019-ës për të ruajtur këtë vonesë të krijuar për të përfituar edhe persona të tjerë.
Një ngjarje e ditëve të fundit, ku një person që dyshohet se është kryebashkiaku i bashkisë së Bulqizës përfaqësues i PS-së, i cili dyshohet se po konsumonte kokainë në një vend publik. Nëse vertetohet se është ai personi, çfarë pasojash do të kishte ai si individ?
Kjo është një çështje e drejtësisë tashmë dhe ne e kemi shpjeguar edhe herët e tjera jo vetëm për episode të tilla por përçfarëdolloj episodi kundërligjshmërisë përgjegjesia penale është individuale pavarsisht faktit se moralisht përfaqësuesi i një force politike nëse shpallet i fajshëm për një vepër të caktuar, rëndon në kuptimin etik edhe forcën politike. Por përgjegjësia penale përballë ligjit është individuale, dhe e rëndësishme është që këtyre personave kushdo qofshin ato ligji të veprojë njëlloj. Përgjegjësia e forcave politike apo e atyre që përfaqësohen në këto raste është që të lënë drejtësinë që të bëjë punën e saj dhe të mos mbajë anë. Ne kemi votuar reformën në drejtësi ku kemi siguruar pavasinë e mekanizmave të drejtësisë.
Partia Socialiste është duke marrë një capital negative në vetvete me raste të përsëritura me disa njerëz që i paraqiten publikut me të shkuar kriminale si ky, është një capital politik.
Partitë politike nuk janë organe hetuesie e drejtësei, për sa kohë partitë politike në këtë rast PS-ja është kujdesur me të gjithë kandidimet e veta që të gjejë persona të rregullt me ligjin dhe kjo vjen përmes organit të akuzës apo të gjykatës PS-ja e ka kryer detyrën duke vendosur persona që I përmbushin kriteret ligjore. Përsa i takon veprimeve që personat kryejnë në jetë duhet të vendosen dhe të hetojen nga organet e drejtësisë janë çështje që i takojnë drejtësisë dhe jo partisë, pasi nuk mund të jetë organ drejtësie dhe nuk mund të kuptojë të gjithë dinamikën e jetës së një personi të caktuar e cila nuk vertetohet nga aktet e drejtësisë.PS-ja nuk ka mbrojtur asnjë person dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje nga subjekti politik. Përgjegjësia është individuale.
Paketa antishpifje, çfarë e bën të nevojshme pasi ne kodin penal shpifja parashikohet si krim dhe dënohet deri në 2 vite burg çfarë e bën të domosdoshme këtë paketë antishpifje?
Ligje të tilla nuk janë ligje të thejshta për ligjbëresit dhe ata që qeverisin, në të gjithë botën ka një lëvizje drejt rregullimit të këtyre çështjeve me ligj. Por sigurisht ka një ndjeshmëri të lartë përsa kohë vihen përballë asaj që quhet garancia e medias së lirë. Ne jemi munduar të ruajmë balancën e të drejtave të qytetarëve për të pasur një jetë dhe dinjitet ashtu siç parashikojnë të gjithë aktet për të drejtat e njeriut në balancë me të drejtën e medias për të qenë e lire dhe me lirinë e shprehjes. Nevoja për paketën antishpifje nuk ka lindur nga fakti se ne nuk kemi një bazë ligjore për të adresuar të gjitha shkeljet e këtyre të drejtave por kjo bazë ligjore ka qenë e pamundur të jetë efektive pasi shumë individë janë prekur nga lajmet e rreme nga publikimi në mediat online apo në portale që nuk kanë asnjë adresë asnjë kontakt dhe e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa qenë diku të shënuar, e bën këtë të drejtë që parashikon ligji jonë joefektiv. Tashmë të gjithë portalet do të kenë detyrimin jot ë regjistrohen por të paktën në portalin që publikojnë lajme të kene një adresë një numër kontakti që personat që kanë ankesë të dinë se kujt do ja drejtojnë pretendimet.