E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

39-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës së vëllait të tij në Tiranë, dyshimet e para

Një 39 vjeçar me iniciale D.D është gjendur i pajetë brenda një automjeti, i cili është në pronësi të vëllait të tij.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të dielë, në rrugën “Ali Bakiu”.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.

Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.