E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet nga Mattarella dhe Meloni

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të ekipit të sportistëve shqiptarë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Kreu i Shtetit u prit nga Presidenti italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrja Giorgia Meloni.

Reklamë

Më pas, Presidenti Begaj ndoqi nga tribuna ceremoninë e hapjes së këtij eventi të rëndësishëm sportiv.

Shqipëria përfaqësohet në “Taranto 2026” me 71 sportistë në 17 disiplina, mes tyre sportistë me rezultate të rëndësishme në arenën europiane dhe ndërkombëtare.

Reklamë

“Taranto 2026” merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të njohë mikpritjen e shqiptarëve me Kosovën flamurmbajtëse.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë