Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët...

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe...

Sulmi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, 16...

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do...

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me...

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson të paligjshme 8 nga 11 arrestimet, burg për autorin dhe turqit që e ndihmuan

22 Gusht 11:34

8 nga 11 personat e arrestuar për përfshirjen e dyshuar në vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil janë arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ky është konkluzioni i gjyqtarit Shkëlzen Liçaj, pas rreth 10 orësh seancë për caktimin e masave të sigurimit.

Gjykata ka konsideruar të ligjshme vetëm arrestimet e autorit të dyshuar të krimit, Sokrat Lipan (Vata), dhe dy shtetasve turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Ndërkohë, për 8 të arrestuarit e tjerë, mes tyre edhe 3 punonjës të Policisë së Shtetit, burgjeve dhe Bashkisë, gjykata ka vlerësuar se arrestimet kanë qenë të paligjshme. Për ta janë caktuar masa më të lehta sigurie.

Pas ngjarjes së rëndë, policia deklaroi se 4 kamarierët e arrestuar kishin goditur me grushte 20-vjeçarin portugez dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, një efektiv i Policisë së Shtetit nuk kishte kallëzuar ngjarjen dhe nuk kishte marrë masa për ndërprerjen e veprimeve të paligjshme.

Vrasja e të riut portugez në Ksamil shkaktoi reagim të fortë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

Njoftimi i Prokurorisë Sarandë:

Vrasja e shtetasit Portugez L.M. në Ksamil, me kërkesë të Prokurorisë Sarandë lihet në burg autori dhe personat që e ndihmuan

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u dhanë mast e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin S. V. për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim dhe shtetasit turq E.P. dhe N. M. për veprën penale ‘Përkrahje e autorit të krimit’ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 dhe 302 të Kodit Penal.

Ndërkohë u dha masa e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, me afat 45 ditë të parashikuar nga neni 238 e 245 të K.Pr.Penale, ndaj shtetasve I.C, E.B., dhe S.S për veprën penale “Moskallëzim i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; si dhe

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni në. 234  të K.Pr.Penale, ndaj shtetasve M..Zh. L.S, M.M, R.Sh dhe K.K. për veprën penale “Moskallezimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, pavarësisht se Prokuroria kërkoi masën shtrënguese ‘Arrest me burg’.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 595, datë 18.08.2026 për ngjarjen e ndodhur më datë 18.08.2026,me viktimë shtetasin portugez L.M.,  rezulton se viktima ka qenë me grupin e tij shoqëror tek lokali “Principote” në Ksamil.

Pas një konflikti te çastit të nisur në këtë ambient në orët e para të mëngjesit ai u godit me një mjet prerës nga shtetasi V.S., goditje të cilat ishin fatale për jetën e tij.

Në vijim i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me ndihmën e dy shtetasve turq  E.P dhe N.M dhe pas veprimeve të menjëhershme të kryera mes Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Fier, u bë e mundur kapja e të dyshuarit në bagazhin e makinës së drejtuar nga shtetasja turke E.P. në afërsi te aksit rrugor Levan-Fier.

Nga ana e prokurorisë Sarandë po vijojnë hetimet e mëtejshme ne kuadër te kësaj ngjarje.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
portugezi Prokuroria

Nga e njëjta kategori

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në Kosovë

më shumë...

E rëndë në Kosovë/ Po luante me kallashnikov, i mituri qëllon vëllain 10-vjeçar

më shumë...

U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë

më shumë...

Fluks i lartë në Kapshticë, rreth 6 000 shtetas kalojnë drejt Greqisë brenda 24 orëve, pritet rritje e lëvizjeve në ditët në vijim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:05

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të...

11:50

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim...

11:34

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson...

11:15

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e...

11:07

E rëndë në Kosovë/ Po luante me...

10:52

U kap në flagrancë nga droni duke...

10:15

Fluks i lartë në Kapshticë, rreth 6...

10:13

Situata me zjarret në vend, 32 vatra...

9:50

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në...

9:42

Zjarr i madh gjatë natës në Gjyralë...

9:01

Sulmi rus në një qendër tregtare në...

8:42

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%,...

8:31

E keni të vështirë të ngriheni nga...

8:20

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund...

8:13

Parashikimi i moti për këtë të shtunë,...

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:27

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto...

10:11

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për...

9:56

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 26...

9:26

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë...

Më të klikuarat

  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • E keni ditur? Ja pse nuk duhet ta pini më ujin që keni harru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.