Autori dhe bashkëpunëtorët e dyshuar të përfshirë në vrasjen e turistit portugez në Ksamil njihen sot me masën e sigurisë.
Sokrat Vata, i akuzuar për vrasjen e 20 vjeçarit dhe 10 të e tjerë që besohet se ishin pjesëmarrës në krim, do të përballen provat e Prokurorisë e më pas me vendimin e Gjykatës së Sarandës.
Vizion Plus mëson se prokuroria ka kërkuar izolimin e tyre në qeli. Ndërkaq pronarit të lokalit, Bekim Bulica dhe punonjësit të biznesit, me shtetësi britanike David Heurtevent, që janë shpallur në kërkim, masa e sigurisë do t’u njoftohet në mungesë. Ata po kërkohen në tre qytete, Vlorë, Tiranë e Kukës, vendlindja e të dyve.
Më herët, Sokrat Vata ka rrëfyer versionin e tij se si ndodhi ngjarja deri në aktin fatal që i mori jetën 20 vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes, i cili po pushonte prej një jave në vendin tonë me miqtë e tij.
Sipas 29 vjeçarit që punonte si roje private në lokalin “Principote”, sherri që nisi fillimisht mes turistëve nën efektin e alkoolit, agravoi deri në përleshje fizike pasi ata refuzuan t’i binden thirrjes së tij për të ruajtur qetësinë. Sokrat Vata tregoi se ishte portugezi ai që tentoi ta godiste atë me thikë, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke i marrë armën e ftohtë nga dora për ta qëlluar.
Megjithatë ky moment nuk është filmuar nga kamerat, për shkak të errësirës dhe të panikut që kaploi njerëzit në lokal. 29- vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata u arrestua teksa po udhëtonte në bagazhin e një automjeti për tu fshehur në në Tiranë. Ai po tranportohej nga dy turq 31 vjeçarja Ezgi Perlak dhe Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç.
Edhe ata janë nën akuzë dhe do të njihen me masën e sigurisë.





