Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3...

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për...

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në...

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2 mijë subjekte...

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të përballemi me...

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu” në Ukrainë,...

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8 ditësh kërkime,...

Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

Dyshohet se po planifikonte atentat ndaj politikanëve, policia i...

“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “papërshtatshme”, reagimi i saj bëhet viral

21 Gusht 17:48

Një grua në Mbretërinë e Bashkuar është shprehur se stafi i një zyre postare i ka kërkuar të largohej për shkak të veshjes së saj, të cilën e konsideruan “të papërshtatshme”.

Gruaja, e identifikuar si Lily Lna, tha se në momentin kur shkoi në zyrën postare kishte veshur një fustan të zi elegant, me shpinë të zbuluar.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ajo tregoi se stafi i kishte thënë se në të ardhmen nuk duhej të paraqitej me “rroba me shpinën zbuluar”.

Ajo publikoi edhe një fotografi të një njoftimi që, sipas saj, ishte vendosur në derën e dyqanit. Në të thuhej se, pavarësisht temperaturave të larta, klientët nuk lejoheshin të hynin pa bluzë, me shpinë të zbuluar, apo me veshje që ekspozonin “shumë” pjesë të trupit.

“E kuptojmë që është shumë vapë”, thuhej në njoftim, ndërsa klientëve u kërkohej të vishnin një bluzë përpara se të hynin, shkruajnë mediat e huaja.

Postimi i gruas u bë viral në X, duke marrë miliona shikime dhe mijëra reagime. Shumë përdorues e mbështetën atë, duke argumentuar se fustani nuk ishte aspak i pahijshëm apo i papërshtatshëm.

Pas reagimeve, zyra postare kërkoi falje dhe konfirmoi se kishte kontaktuar me pronaren e degës. Sipas kompanisë, njoftimi ishte hequr.

“Ne duam që të gjithë klientët tanë të kenë një përvojë pozitive kur vizitojnë një Zyrë Postare”, deklaroi kompania.

Ngjarja ka hapur debat në rrjetet sociale mbi kufijtë e veshjes në ambiente publike, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta. Në ditën kur u publikua postimi, temperaturat në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar arritën deri në 28°C.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Largim Veshje Vizion Plus zyra postare

Nga e njëjta kategori

Librazhd/ Flakët “pushtojnë” Malin e Polisit, digjen hektarë pyje, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

më shumë...

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për “Revolucionin Flamingo”

më shumë...

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët përhapen me shpejtësi, evakuohen 4 familje

më shumë...

Makina përplaset me furgonin tek “pushimi i shoferit”, disa pasagjerë të lënduar në aksin Lushnje-Fier

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:20

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti...

6:08

Librazhd/ Flakët “pushtojnë” Malin e Polisit, digjen...

5:48

“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra...

5:23

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit,...

5:03

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin...

4:53

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët...

4:19

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

4:06

Makina përplaset me furgonin tek “pushimi i...

3:50

Sulm me thikë në një shkollë të...

3:28

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2...

3:18

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të...

2:40

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”...

2:39

Aktivistja turke e arrestuar në Rinas mbetet...

2:16

Arratiset një i dënuar nga burgu i...

1:57

VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e...

1:51

Zjarret në Pukë, prefektja e Shkodrës për...

1:36

Po ndërtonte pa leje një objekt në...

1:07

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8...

1:01

Gjykata e Posaçme lehtëson masën e sigurisë...

12:28

Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.