E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8 ditësh kërkime, policia i kërkon falje familjes pasi i tha se është gjallë

Një gabim tragjik gjatë një operacioni kërkimi në Australi i dha familjes së një 18-vjeçareje momente shprese, përpara se autoritetet të konfirmonin se vajza kishte humbur jetën.

Lily Hooper ishte larguar më 12 gusht nga Oakdale, në New South Wales, për të bërë e vetme një ecje në Parkun Kombëtar Nattai. Kur nuk u kthye në shtëpi atë mbrëmje, familja denoncoi zhdukjen e saj dhe nisi një operacion i gjerë kërkimi, ku u përfshinë disa shërbime.

Reklamë

Pas tetë ditësh kërkimesh në një terren të vështirë, mëngjesin e së enjtes u përhap informacioni se 18-vjeçarja ishte gjetur e gjallë. Lajmi solli gëzim dhe lehtësim te familjarët dhe ekipet e kërkimit. Edhe kryeministri i New South Wales, Chris Minns, njoftoi publikisht gjatë një seance parlamentare se vajza ishte shpëtuar.

Por vetëm pak minuta më vonë, autoritetet u detyruan ta korrigjonin informacionin. Lily Hooper ishte gjetur e pajetë.

Reklamë

“Jam thellësisht i trishtuar për familjen e saj”, deklaroi Minns, duke shprehur keqardhjen për gabimin.

Edhe drejtuesi i Policisë së New South Wales, Mal Lanyon, kërkoi publikisht falje për keqkomunikimin, duke pranuar se informacioni i gabuar ishte përhapur në momentet e para pas gjetjes së vajzës. Sipas tij, entuziazmi i momentit bëri që lajmi për gjetjen e saj të transmetohej shpejt, ndërsa në të vërtetë bëhej fjalë për gjetjen e trupit të saj.

Policia ka nisur një hetim për rrethanat e vdekjes së 18-vjeçares, ndërsa do të shqyrtojë edhe mënyrën se si ndodhi gabimi tragjik në komunikimin me familjen.

Parku Kombëtar Nattai ndodhet rreth 80 kilometra nga Sydney dhe karakterizohet nga terren i thyer, shkëmbinj të pjerrët dhe zona të izoluara. Erërat e forta dhe temperaturat e ulëta gjatë natës i vështirësuan më tej kërkimet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë