E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: I bëra tre propozime Trumpit për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse, ai nuk iu përgjigj asnjërës prej tyre

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se Kievi ishte i gatshëm të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pas një kërkese nga ekipi i presidentit amerikan Donald Trump, por vetëm nëse plotësohej një nga tri kushtet e propozuara nga Ukraina. Në një intervistë për mediat ukrainase, Zelensky tha se asnjë nga propozimet nuk u pranua dhe për këtë arsye sulmet ndaj objekteve energjetike ruse vijuan.

Propozimi i parë i Kievit ishte arritja e një armëpushimi energjetik, ku Rusia të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase dhe Ukraina të ndërpriste goditjet ndaj rafinerive ruse. Alternativa e dytë lidhej me aktivizimin e mbulimit të shërbimit satelitor Starlink mbi territorin rus, në këmbim të informacionit ukrainas për vendndodhjen e sistemeve ruse të lëshimit të raketave balistike. Si alternativë të tretë, Zelensky kërkoi furnizimin me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Reklamë

“Luftojmë për jetën tonë”, deklaroi presidenti ukrainas, duke argumentuar se sulmet ndaj rafinerive ruse nuk kanë ndikim vendimtar në çmimet globale të karburanteve. Sipas tij, Rusia përbën rreth 2% të eksporteve botërore të naftës dizel, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga eksportues të tjerë.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se heqja e sanksioneve ndaj Rusisë nuk duhet të ndodhë përpara negociatave për përfundimin e luftës. Ai theksoi se kufizimet ekonomike duhet të mbeten një mjet presioni gjatë bisedimeve dhe se lehtësimi i tyre para arritjes së një marrëveshjeje do t’i jepte Moskës avantazh negociues. Sipas tij, rikthimi i sanksioneve mund të jetë i vështirë nëse Rusia nuk përmbush angazhimet e saj.

Ndërkohë, presidenti ukrainas bëri të ditur se këtë javë pritet të zhvillohet në Bruksel një takim mes përfaqësuesve të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe NATO-s. Diskutimet do të përqendrohen te siguria, garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe integrimi europian i vendit. Takimi pritet të zhvillohet të martën ose të mërkurën, pas kontakteve të fundit mes delegacionit amerikan dhe palës ruse në Shën Petersburg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.