E hënë, 26 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Ramës për deputetët

Është mbyllur pas rreth një ore mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Takimi u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku në fokus të diskutimeve ishte paketa ligjore e prezantuar një ditë më parë, që parashikon masa ndaj protestuesve të dhunshëm.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është diskutuar edhe mundësia që ndryshimet në ligjin për tubimet të kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë, sa i përket aktit normativ për dëmshpërblimin e bizneseve, parashikohet që fondet përkatëse të reflektohen në buxhetin e vitit 2027.

Reklamë

Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk mund të lejohen akte vandalizmi në qytet, duke kërkuar vijimin e punës për paketën sociale.

Po ashtu, Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë të jenë më të pranishëm në terren dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët për t’u sqaruar masat e ndërmarra nga qeveria. Sipas burimeve, kryeministri ka nënvizuar nevojën për shtimin e pranisë së deputetëve pranë qytetarëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.