E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Në garë për të tretin, presim rezultatin final

Shaip Kamberi ka deklaruar se bashkimi i tetë partive politike shqiptare në një listë të përbashkët ishte zhvillimi kryesor i fushatës zgjedhore në Serbi, duke theksuar se ky bashkëpunim synoi fuqizimin e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvend.

Në një lidhje direkte në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, Kamberi tha se rezultati i arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është fryt i bashkimit të spektrit politik shqiptar, por edhe i mbështetjes së marrë nga partitë politike shqiptare dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Reklamë

“Lajmi kryesor i fushatës zgjedhore ishte bashkimi i tetë partive politike në kuadër të një programi politik, përmes të cilit ne garuam në këto zgjedhje. Në radhë të parë, për të fuqizuar zërin e shqiptarëve dhe për të marrë maksimumin e votave që elektorati shqiptar mund t’i japë Luginës së Preshevës”, u shpreh Kamberi.

Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e ardhur nga hapësira kombëtare, duke veçuar angazhimin e kryeministrit Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes partive shqiptare.

Reklamë

Sa i përket mundësisë për sigurimin e mandatit të tretë në Kuvendin e Serbisë, Kamberi u shpreh optimist, por theksoi se duhet pritur përfundimi i numërimit të votave nga zona të ndryshme.

“Ne jemi në pritje të rezultateve nga rajone të ndryshme, për të parë se cili do të jetë rezultati final që kemi arritur. Gjasat për të pasur mandatin e tretë janë reale”, deklaroi ai.

Sipas rezultateve paraprake të bëra publike më herët, Koalicioni Shqiptar, i përbërë nga tetë parti politike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ka siguruar 27.230 vota dhe dy mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet në pritje të rezultateve përfundimtare për të mësuar nëse do të arrijë të sigurojë edhe mandatin e tretë.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.