E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vllaznia e femrave shkatërron Lushnjën 18-0, Megi Doçi bombardon portën me 8 gola

Vllaznia e femrave vazhdon të dominojë në kampionat, duke regjistruar një tjetër fitore të thellë.

Vajzat shkodrane kanë mposhtur me rezultatin e thellë 18-0 ekipin e Lushnjës, në një ndeshje ku protagonistja kryesore ishte Megi Doçi.

Reklamë

Kapitenia dhe sulmuesja kuqeblu zhvilloi një paraqitje fantastike, duke realizuar plot 8 gola dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një tjetër suksesi bindës. Doçi konfirmon edhe një herë rëndësinë e saj në repartin ofensiv të Vllaznisë, duke qenë vendimtare në fitoren e thellë.

Përveç saj, kontribut të rëndësishëm në këtë triumf dhanë edhe Klaudia Borçi dhe Xhesika Ndoj, të cilat realizuan nga 4 gola secila. Ndërkohë, Van Dodler gjeti gjithashtu rrugën e rrjetës, duke shënuar një gol.

Fitorja 18-0 është një tjetër dëshmi e forcës së skuadrës shkodrane, e cila vijon rrugëtimin në kampionat me ambicie të mëdha. Vllaznia synon të mbetet protagoniste në garën për titullin, ndërsa paraqitje të tilla konfirmojnë potencialin e saj ofensiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.