Mediat greke e kanë në qendër të vëmendjes/ Stavro Pilo në superformë: Po kaloj një moment të mirë

AEK-u pësoi një humbje të thellë 5-1 përballë Mançester Sitit në javën e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Në një mbrëmje të vështirë për skuadrën greke, momenti pozitiv ishte goli i shënuar nga mbrojtësi i Kombëtares, Stavro Pilo, i cili megjithatë nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin përfundimtar.
Në një prononcim për mediat greke, Pilo u shpreh i lumtur që arriti të gjente rrugën e rrjetës ndaj një kundërshtari të madh, por theksoi se kënaqësia personale mbetet në plan të dytë kur skuadra nuk arrin të marrë një rezultat pozitiv.
“Sigurisht që ishte një moment i madh për mua, por më e rëndësishmja është se skuadra nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv. Jam i lumtur për golin, por jo aq shumë, sepse ekipi nuk fitoi. Në fund të ditës, kjo është ajo që mbetet”, deklaroi mbrojtësi.




