Sport
Mbappe vendos El Clasicon, Reali mposht Barcelonën në një duel spektakolar

Real Madridi ka triumfuar 2-1 ndaj Barcelonës në një El Clasico spektakolar, duke marrë tri pikë të rëndësishme në transfertë dhe duke i dhënë fund serisë së fitoreve të katalanasve në La Liga.
Kylian Mbappé zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, duke kaluar madrilenët në avantazh.
Reklamë
Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti barazimin në minutën e 61-të me Raphinhën.
Kur sfida dukej se po shkonte drejt një fundi të hapur, Mbappe goditi sërish në minutën e 87-të, duke shënuar golin e fitores për Real Madridin.
Një sukses i madh për skuadrën madrilene, që fiton duelin e parë të sezonit ndaj rivalëve të përjetshëm dhe dërgon një mesazh të fortë në garën për titullin kampion.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




