Princesha Leonor nderon Messin: Një fenomen që bashkon botën

Princesha Leonor e Spanjës, trashëgimtarja e fronit mbretëror, ka shprehur vlerësimin e saj për Lionel Messin, duke e cilësuar karrierën e yllit argjentinas si të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme.
Në fjalët e saj, Leonor theksoi fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit përtej kufijve, duke e përshkruar futbollin si një fenomen që krijon emocione dhe pasion në shkallë globale.
Ajo u ndal veçanërisht te momentet vendimtare të një ndeshjeje, kur një gol i shumëpritur mund t’i japë kuptim të veçantë gjithçkaje që ndodh në fushë.
“Është e natyrshme që sot ta vendosim në qendër të vëmendjes Messin dhe karrierën e tij të jashtëzakonshme, të papërsëritshme”, u shpreh Leonor në deklaratën e saj.
Vlerësimi për argjentinasin vjen si një tjetër dëshmi e ndikimit që ai ka pasur në futbollin botëror, duke u kthyer në një figurë që frymëzon miliona tifozë në mbarë globin.




