E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla pas mbledhjes së PS: Dorëheqja e Edi Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë

Pas mbledhjes së fundit, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, zhvilloi një konferencë me gazetarët

Balla, ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se kryeministri Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen. Ai bëri të ditur gjithashtu se ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ.

Reklamë

Deklarata:

“Sa i përket diskutimeve në Grupin Parlamentar, fokusi ishin ligjet që do diskutohen në seancën e radhës. Të gjitha ligjet lidhen me negociatat. I kam kërkuar deputetëve tanë në komisione që të mbyllen në kohë. Deri më sot asnjë ligj nuk kalon në procedurë të përshpejtuar. Janë ligje që janë diskutuar prej javësh në Kuvend dhe ftoj opozitën që të heqë dorë nga agresiviteti dhe të mos harrojmë që procesi i integrimit është proces historik për vendin. Sa i përket ligjit për tubimet, do të miratohet me akt normativ.

Reklamë

Kryeministri Rama ka qenë i qartë, dialog me studentët. Ka një propozim për dialog, sepse e vërteta është që studentët kanë arsye për t’u adresuar, edhe pse jemi ndër të paktat vende që kemi një trajtim të veçantë për studentët ekselentë. Studenti ekselent në Shqipëri merr një mbështetje 600 dollarë. Studentët që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike, nuk paguajnë asnjë taksë, marrin dhe një mbështetje 100 dollarë në muaj. Dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që dhunojnë. Të gjithë atë paketë të prezantuar nga Kryeministri, ligji për tubimet që parashikon një sërë masash për ata që dhunojnë, ndërkohë që dëmet i paguajnë të tjerët.

Dialogu është i hapur për çdo pikë. Dorëheqja e Edi Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë. Ka një parim. Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Edi Rama është zgjedhur më 11 maj të vitit 2025 Kryeministër i Shqipërisë dhe ka të gjithë mbështetjen e Grupit të PS-së dhe mbi 800 mijë votuesve të PS-së, kështu dorëheqje nuk ka. Përjashto sesionin e dhunës të PD-së dhe turpin e Berishës, që dhunuan dje përkujtimoret e viktimave të 21 Janarit.

Në çdo rast të tillë përshëndetet populli që voton. Të gjitha projektet e iniciuara në kuadër të Procesit të Berlinit, nga ana e Shqipërisë vazhdojnë. Janë vendimet e qeverive sovrane të vendeve të tjera nëse duan ta vazhdojnë ose jo. Ajo gjëja që po ju them është që kishte një protestë. Zgjati për tre vite me radhë dhe në fund u konkretizua me votë. Shkuan në zgjedhje. Zgjedhjet ishin në vitin 2013 dhe u mbajtën pak muaj para mbarimit të mandatit. Vota është ajo që përcakton. Dhe në demokraci harrojeni që nuk do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Çdokush që do të marrë pjesë në zgjedhje duhet të regjistrohet në zgjedhje. PS-në e keni këtu. Do të jetë gjithmonë në programin e vet, “Shqipëria 2030”, për ta çuar deri në fund. Nuk ka zgjedhje të parakohshme.

Masat? Po Macroni po i frikëson qytetarët? Meloni po i frikëson? Këto masa merren për atë që po ndodh. Biem të gjithë dakord që ANTIFA ka ndikimin e vet edhe në Shqipëri. Ka një koalicion global dhe nonsensi më i madh është që këta që e përcaktojnë veten si antifashistë po sillen më keq se fashistët.

Të ndodhesh në një protestë ku përdoren mjete piroteknike, gurë, molotovë, është e rrezikshme. Dhe në vendet e tjera ka pasur persona të plagosur. Pamjet në Francë dhe Itali janë pamje që konfirmojnë se reagimi i policisë së shtetit është shumë më i butë se në vendet e tjera.

Për rastin e plagosjes në sy të të riut, po hetohet i gjithë zinxhiri. Uroj shumë që operacioni që po ndodh të jetë i suksesshëm. Është rast tipik i përkujdesjes së kësaj qeverie.

Që dhuna në Shqipëri sponsorizohet nga forcat e huaja, kjo nuk ka dyshim. Dua t’i dërgoj një mesazh Sali Berishës. Është e vetmja forcë politike në Europë që po mbështet me armatim, po fsheh në godinën e PD-së persona të kërkuar për dhunën. Ka një gjë, që në fund të kësaj gjëje e vetmja gjë që nuk do të ekzistojë është Partia Demokratike”, tha Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.