E hënë, 26 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Arritje historike, rezultati një dëshmi e fuqisë së bashkimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë, duke e cilësuar atë si një arritje historike për përfaqësimin e tyre politik. 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai u ka përcjellë urimet e tij shqiptarëve të Luginës, duke vlerësuar bashkimin në një koalicion të vetëm, i cili u ka mundësuar fitimin e dy mandateve parlamentare, ndërsa një mandat i tretë mbetet i mundshëm.

Reklamë

“Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Një urim të përzemërt, në emër të Partisë Demokratike, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Republikën e Serbisë.

Pas bashkimit në një koalicion të vetëm, ata fituan dy mandate parlamentare, ndërsa edhe një mandat i tretë mbetet i mundshëm.

Ky rezultat është një dëshmi e rëndësishme e fuqisë së bashkimit dhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Urime dhe suksese”, shkruan Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.