Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”.
Sipas policisë, rreth orës 06:15, shoferi i një automjeti, ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv





