Balla publikon mesazhet: U dhanë porosi për të marrë thika dhe për të sulmuar policinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, ka reaguar për kritikat ndaj ndërhyrjes së Policisë gjatë protestës, duke ngritur shqetësimin për praninë e personave që i cilëson si elementë kriminalë të maskuar si studentë.
Përmes një postimi, Balla publikon mesazhet e një grupi WhatsApp, ku janë dhënë porosi për të marrë thika dhe për të sulmuar punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta?
Tek grupi i whatsup që tregoi ajo studentja mbrëmë kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit”, shkruan Taulant Balla.





