E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balliu përfundoi në Lanë, gazetarja Olta Blaceri zbulon urdhrin e Berishës për deputetët e PD-së

Gazetarja Olta Blaceri, në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, ka raportuar mbi angazhimin e Partisë Demokratike dhe të mbështetësve të saj në protestën qytetare.

Pas incidentit me deputetin Klevis Balliu, i cili përfundoi në lumin Lana, prania e deputetëve të PD në protestë pritet të zbehet. Megjithatë, sipas gazetares, Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës.

Reklamë

Deputetët e PD-së pritet të qëndrojnë në blloqet e sigurisë, me synimin për të garantuar respektimin e të drejtave të protestuesve.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike janë përqendruar edhe te ofrimi i ndihmës ligjore për të rinjtë e shoqëruar në komisariate, si dhe për personat që kanë marrë trajtim në spitalet e vendit.

Reklamë

Partia Demokratike deklaron se nuk është organizatore e protestës, por e mbështet atë. Sipas PD-së, mbështetës të saj janë të pranishëm çdo ditë në tubime.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.