E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Letra e Spiropalit për Ramën, analistët: Argumenti i saj qëndron, deputetët kanë frikë t’i dalin kundra kryeministrit

Deputetja socialiste Elisa Spiropali i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon t’i japë zgjidhje politike protestës.  Ajo i bën thirrje kryeministrit që të dalë dhe të përballet me qytetarët, me të vërtetën, e të mos qëndrojë më pas institucioneve, si dhe të jetë i hapur për dialog.

Analisti Andi Tela nga studio e Vizion Plus tha se në diskursin publik, Spiropali njihej si “Mamica e Skënderbeut”, teksa shtoi se mendimet e ish ministres për dialog qëndrojnë dhe si ajo mendojnë edhe shumë socialistë.

Reklamë

“Në diskursin publik e idetifikojnë si Mamica e Skënderbeut.  Siç mendon Spiropali mendojnë pafund socialistë që karrierën e tyre politike e kanë lënë përgjithshëm.

82 vendet në Kuvend janë elita që ka zgjedhur Kryeministri. Vetëm 4-5 e kanë me djersën e ballit. Pjesa tjetër e socialistëve që janë real, po të shohësh shumë prej tyre dalin dhe thonë që vetëm me kokfortësi nuk zgjidhet puna. Brenda atij grupi të PS, deputetët mund të organizohen, por kanë frike e detyrohen ti binden”, tha analisti Andi Tela.

Reklamë

Ndërsa gazetari Alban Dudushi u shpreh:

“PS ka pasur parimin “vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Socialistët u kujtuan për Nanon kur ai ndërroi jetë dhe Rama ishte idhulli i ri që duhej të mbështetej. Një individ që e çon para partinë, duhet të jetë ai atje. Spiropali në atë që ka shkruar shiokoj gjëra të arsyeshme, siç është dialogu që duhet hapur. Spiropali nuk ka përgjegjësi shtetërore, vetëm politike. Në këtë moment, ajo është e lirë të flasë për variante politike, por arsyet shtetërore nuk ecin në të njëjtin hap me atë politike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.