E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aktivistja turke e arrestuar në Rinas mbetet në burg, Apeli lë në fuqi masën e arrestit

Turkja e arrestuar më 4 gusht të këtij viti në Rinas do të vazhdojë të qëndrojë në burg pa afat edhe me vendim të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm.

Ajo u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke.

Reklamë

Julide Yazici, 32 vjeçare është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Stambollit për pjesëmarrje në organizatë terroriste me 4 vjet e 2 muaj heqje lirie.

Sipas autoriteteve vendase ajo ka mbështetur protesta në mbrojtje të të drejtave të kurdëve, por ka fituar azil politik në Francë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë