E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata e Posaçme lehtëson masën e sigurisë për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Gentian Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së dhe ish-kreun e KESH, Erald Elezi.

Të dy ndodheshin në masën e arrestit në shtëpi, e cila u zëvendësua me masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Reklamë

Ata janë marrë të pandehur për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Për të njëjtën gjë është marrë e pandehur edhe ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.

Më 31 tetor të tetorit të kaluar, Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë Belinda Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro.

Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap në 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë