Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin, një viktimë...

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që po përdorin...

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër, fqinjët u...

Zjarr në Milot, bimësia dhe terreni i vështirë favorizojnë...

E pazakontë në Britani, tre persona sulmojnë sallën e...

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër,...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në qytet, mbi...

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane: Nuk mora përgjigje nga 112, babai njoftoi Interpolin! Spitali pa letër higjienike

20 Gusht 18:19

Amy Lecons, vrapuesja australiane që jeton në Zelandën e Re, ka rrëfyer në detaje momentet dramatike që përjetoi në Valbonë, pasi u kafshua nga një gjarpër helmues gjatë një vrapimi në mal.

Më 22 qershor 2026, Lecons ishte nisur për një vrapim rreth 90-minutësh në zonën e Valbonës.

“E kuptova menjëherë se më kishte kafshuar një gjarpër”, tregon ajo. Sipas saj, sapo ndjeu dhimbjen, pa gjarprin poshtë këmbëve dhe u ndal. Ajo filmoi kafshën me telefon për të ndihmuar në identifikimin e saj dhe më pas u ul në shteg, duke u përpjekur të qëndronte sa më e palëvizshme.

Dy telefonata në numrin e emerngjencës 112

Lecons telefonoi numrin shqiptar të emergjencës 112 rreth orës 10:20. Sipas rrëfimit të saj, telefonata zgjati më pak se një minutë dhe përfundoi papritur.

“Kërkova dikë që fliste anglisht, por nuk e kuptoja çfarë po thuhej dhe telefonata përfundoi”, tregon ajo.

Dy minuta më vonë, ajo telefonoi babain e saj në Australi përmes WhatsApp. Babai, Robert Lecons, është mjek familjeje në Australinë e Jugut. Ai e udhëzoi të immobilizonte këmbën dhe të përpiqej të ulte ritmin e zemrës, ndërsa ajo i dërgoi vendndodhjen e saktë.

Më pas babai kontaktoi shërbimet e emergjencës në Australi, ndërsa Amy telefonoi për herë të dytë 112. Edhe kjo telefonatë, sipas saj, përfundoi pas rreth 53 sekondash.

Pa pajisjet e duhura të ndihmës së parë, ajo improvizoi duke përdorur çorapet dhe një bluzë për të lidhur zonën e kafshimit dhe për të kufizuar lëvizjen e këmbës.

Ndërhyrja e babait dhe përpjekjet ndërkombëtare për shpëtimin

Babai i saj thotë se e kuptoi shumë shpejt se situata ishte serioze.

“Si baba, doja dëshpërimisht ta ngushëlloja vajzën time. Ndihesha shumë pranë saj në telefon, por në të njëjtën kohë isha krejtësisht i pafuqishëm, në anën tjetër të botës”, ka treguar ai.

Babai kontaktoi Shërbimin e Ambulancës së Australisë së Jugut, ndërsa situata u përcoll edhe përmes Interpolit. Në të njëjtën kohë, Lecons kërkoi ndihmë nga pronari i një hosteli në Shkodër, ku kishte qëndruar më herët.

Sipas saj, ai reagoi menjëherë dhe nisi të kontaktonte persona në zonë.

Shpëtimi pas rreth një ore

Sipas Lecons, e cila ka folur për Truth Times, ambulanca u nis rreth 25 minuta pas kafshimit, ndërsa ekipit të shpëtimit iu deshën rreth 30 minuta të tjera për të arritur tek ajo në shteg.

Ekipi mjekësor e gjeti rreth një orë pas kafshimit.Lecons thotë se ndodhej vetëm rreth 200 metra larg një ferme malore ku kishte akses rrugor.

Tre persona e ndihmuan për ta nxjerrë nga terreni i vështirë. Ajo tregon se një prej tyre e mbajti në shpinë përmes terrenit të thyer dhe në temperatura të larta, derisa arritën në rrugë ku e mori ambulanca.

Më pas u transportua në spitalin e Bajram Currit, ku iu dha antihelm.

Edhe pse videot që publikoi më vonë tregojnë një grua që duket e qetë dhe madje bën shaka, Lecons thotë se situata ishte shumë më e frikshme nga sa dukej.

Ajo tregon se, ndërsa kyçi i këmbës filloi të fryhej dhe dhimbja u shtua, nisi të frikësohej seriozisht për jetën.

Në një moment, ajo telefonoi sërish babain dhe shpërtheu në lot, duke i thënë se duhej të afrohej më pranë rrugës pasi ambulanca po vonohej.

“Vërtet nuk doja të vdisja vetëm në një shteg mali”, rrëfen ajo.

Videot që u bënë virale, sipas Lecons, nuk u xhiruan fillimisht për rrjetet sociale. Ajo thotë se i regjistroi për të dokumentuar atë që po ndodhte dhe për të pasur një kujtim të saktë të ngjarjes.

Vetëm pasi u sigurua se ishte jashtë rrezikut, vendosi t’i publikonte.

Kritikat për spitalin e Bajram Currit

Pas shpëtimit, Lecons qëndroi në spitalin e Bajram Currit. Ajo thotë se gjatë qëndrimit u përball me mungesa të disa shërbimeve bazë.

Sipas saj, kaloi një ditë pa iu siguruar letër higjienike, ndërsa ditën e dytë iu tha se duhej të gjente dikë për të blerë akull, pasi spitali kishte mbaruar furnizimet.

Ajo pretendon gjithashtu se dhoma kishte vetëm një prizë elektrike, ndërsa karrigia me rrota nuk mund të kalonte në disa prej dyerve të ngushta. Për shkak se nuk mund të ecte, ajo thotë se u detyrua të qëndronte në shtrat për nevojat personale.

“Unë nuk prisja të merrja të njëjtin trajtim si në Australi apo Zelandën e Re, por spitalet duhet të jenë në gjendje të ofrojnë një shërbim të përshtatshëm”, shprehet ajo.

“Historia ime u përdor për të treguar vetëm anën e mirë”

Lecons kritikon mënyrën se si historia e saj u pasqyrua në disa media shqiptare.

Ajo thotë se nuk ishte kontaktuar nga gazetarët përpara publikimit të artikujve dhe se në disa raste historia u përdor për të nxjerrë në pah mikpritjen shqiptare dhe reagimin e ekipeve të shpëtimit.

Sipas saj, ndërkohë u lanë në hije problemet që ajo pretendon se hasi me numrin 112 dhe kushtet në spital.

Ajo thotë se askush nga qeveria shqiptare, shërbimet e emergjencës, spitali apo autoritetet e turizmit nuk e ka kontaktuar drejtpërdrejt pas ngjarjes.

Pavarësisht gjithçkaje, ende rekomandon Shqipërinë

Kritikat e saj nuk kanë ndryshuar opinionin për Shqipërinë si destinacion turistik.

Lecons thotë se është mahnitur nga peizazhet shqiptare, veçanërisht nga Alpet, Gjirokastra, Berati dhe Tirana. Ajo vlerëson gjithashtu mikpritjen e njerëzve që e ndihmuan gjatë emergjencës.

“Takova njerëz të jashtëzakonshëm që treguan një mirësi përtej asaj që ishte e nevojshme”, thotë ajo.

Megjithatë, ajo paralajmëron turistët që udhëtojnë në male të jenë më të përgatitur. Sipas saj, shumë turistë nisen në shtigje pa njohuri për kafshët që mund të hasin, pa pajisje komunikimi satelitor dhe pa njohuri bazë të ndihmës së parë.

Ajo pranon se edhe vetë duhet të kishte pasur një pajisje komunikimi satelitor.

“Gabimi më i madh ishte mënyra se si u menaxhua telefonata e emergjencës. Duhet të ketë një mënyrë që turistët të marrin ndihmë përmes numrit 112”, thekson ajo.

Sot vazhdon të udhëtojë vetëm

Pavarësisht përvojës traumatike, Lecons nuk ka hequr dorë nga vrapimi apo eksplorimi i maleve.

Ajo thotë se tani është më e kujdesshme me ambientin përreth, por nuk dëshiron të lejojë frikën t’i kontrollojë jetën. Për momentin, po i kushton më shumë kohë ecjeve në grup ose me miq.

“Mësimi im më i madh është të jem e sjellshme dhe optimiste”, thotë ajo, duke shtuar me humor se tani do të shohë më mirë se ku shkel.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Amy Lecons Gjarpri Valbonë

Nga e njëjta kategori

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja e njohur

më shumë...

Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin, një viktimë dhe një i plagosur rëndë (EMRAT)

më shumë...

Situatë alarmante nga zjarri në Pukë, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Gojan i Madh

më shumë...

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që po përdorin SHBA-të për të mbrojtur rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin,...

5:45

Situatë alarmante nga zjarri në Pukë, urdhërohet...

5:15

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që...

5:11

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër,...

5:05

Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi në Vlorë,...

5:01

DETAJE/ Tre persona dhunojnë 50-vjeçarin në Vlorë,...

4:46

Zjarr në Milot, bimësia dhe terreni i...

4:46

Sulmohet me sende të forta një person...

4:38

E pazakontë në Britani, tre persona sulmojnë...

4:16

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:11

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë...

3:49

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada...

3:47

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen...

3:17

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët...

3:04

EMRI/ Kush është personi që u plagos...

2:51

Dhunuesit e policit lihen në burg, 45...

2:43

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

2:36

Kërkime për vrasësit e turistit, hetime në...

Më të klikuarat

  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënua...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.