Britani – Një ngjarje e pazakontë u regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Birmingham, kur tre persona sulmuan një sallë ku po zhvillohej një dasmë, duke hedhur pesë mjete ndezëse dhe duke u vënë zjarrin dy makinave luksoze.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, jashtë sallës së eventeve Royal Shalimar, në zonën Sparkbrook. Në ambientet e sallës ndodheshin qindra persona.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, edhe pse mjetet ndezëse kaluan shumë pranë disa prej të ftuarve që ndodheshin jashtë ndërtesës.
Sipas raportimeve të mediave britanike, tre persona të veshur me të zeza u filmuan nga kamerat e sigurisë pak para sulmit.
Njëri prej tyre dyshohet se ndezi tre mjete shpërthyese dhe i hodhi në drejtim të sallës.
Më pas, një tjetër prej sulmuesve kaloi rrugën dhe hodhi dy mjete të tjera të ndezura drejt dy makinave luksoze të parkuara jashtë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhej fjalë për një Lamborghini dhe një McLaren, të cilat u përfshinë nga flakët.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të ftuarit duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy makinat digjeshin dhe një re e madhe tymi ngrihej mbi zonë.
Pas sulmit, tre personat u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa po merr dëshmi nga personat që kanë parë ngjarjen.gjarjen.





