Situata e zjarreve në Pukë është përkeqësuar, ndërsa Bashkia ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan.
Vendimi është marrë për shkak të përhapjes së zjarrit masiv dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve. Procesi i evakuimit do të kryhet në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, Policinë e Shtetit, MZSH-në dhe autoritetet e tjera përgjegjëse.
Prioritet gjatë evakuimit do t’u jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara apo me rrezik të lartë nga flakët.
Banorët e evakuuar do të sistemohen në Konviktin “Ali Bytyçi” në Pukë, ku sipas bashkisë janë marrë masat për strehim, ushqim dhe shërbim mjekësor.
Transporti do të sigurohet nga mjetet e bashkisë, MZSH-ja dhe Policia e Shtetit, ndërsa Forcat e Armatosura mund të angazhohen nëse kërkohet mbështetje shtesë.
Urdhri, i firmosur nga kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.njëherë.





