E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sulmohet me sende të forta një person në Vlorë, në gjendje të rëndë

Një person ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pasditen e sotme, 20 gusht.

Reklamë

Menjëherë pas njoftimit, një ekip mjekësor është nisur drejt vendit të ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë. Pas vlerësimit të gjendjes së tij, pritet të përcaktohet edhe nëse do të jetë e nevojshme transportimi drejt spitalit.

Ende nuk dihen autorët apo rrethanat e sakta të sulmit.

Policia pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga uniformat blu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë