Vendi ynë do të vijojë të ndikohet të shtunën nga një situatë kryesisht e qëndrueshme meteorologjike, me temperatura të larta.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime të vranësirave mesatare, të cilat do të jenë kalimtare. Reshje të dobëta shiu, në formën e pikave, priten në mënyrë të izoluar në veri dhe lindje të vendit, kryesisht përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në det, valëzimi pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37°C në Tiranë dhe Fier, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare temperaturat do të shkojnë deri në 36°C. Në Kukës dhe Peshkopi, termometri pritet të ngjitet deri në 34°C.





