Kryeministri Edi Rama ndodhet në njësinë 2 në Tiranë, ku po flet për buxhetin 2026.
Rama tha se spitali Onkologjik është transformuar sa i përket infrastrukturës.
Ai u ndal edhe tek barnat, ku theksoi se në buxhetin e vitit 2026 është vendosur për herë të parë fonde për barnat e kancerit.
Rama: Sot ekonomia përgjigjet pozitivisht si rrjedhojë e reformës që kemi bërë. Spitali onkologjik, transformimi është i jashtëzakonshëm sa i përket infrastrukturës. Aty ku dobësia e madhe krijoi dhe dobësi për atë ngjarje skandaloze që pamë të gjithë. Barnat për kancerin janë barna shumë të shtrenjta, të cilat duhet të përmbushin nevojat. Në buxhetin e vitit 2026 kemi vendosur për herë të parë nevojat për barnat për kancerin. Që njerëzit tanë që shkojnë aty të mos ketë mungesa. Dhe nga mungesa nuk duhet të përfitojë askush, siç ndodhi në atë situatë. Nuk kemi dashur ne t’i kishim barnat që më përpara? Patjetër që po, por nuk ka qenë mundësia. Por sot është rritur ekonomia, forcohen institucionet dhe zgjerohen dijet.
/vizionplus.tv





