Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil,...

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka...

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që...

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti anglez bën...

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi autopsia për...

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë miliarda dollarë...

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur...

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën” gazetares në...

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi, çifti britanik...

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi që po...

“Nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot”, Rama: Qytetari duhet të jetë bashkëudhëtar dhe gjykatës i zhvillimit

24 Korrik 13:27

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama u bëri thirrje socialistëve të ndërtojnë një raport të ri me qytetarët, të bazuar te dëgjimi, transparenca dhe empatia.

Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria nuk është në konflikt me qytetarët që kërkojnë më shumë, por duhet ta shohë kritikën si një instrument për përmirësim.

“Ne nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarit që kërkon më shumë. Aleanca që na duhet nuk është një aleancë që ne të heshtim kritikën, por një aleancë për të mbrojtur kritikën”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipërisë nuk i duhen qytetarë që i besojnë qeverisë “me sy mbyllur”, por qytetarë që e vlerësojnë dhe e gjykojnë punën e saj “me sy hapur”.

Rama e lidhi këtë qasje edhe me objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke theksuar se integrimi nuk është thjesht një arritje politike, por një transformim i mënyrës së jetesës dhe funksionimit të shtetit.

Sipas tij, sfida kryesore është që qytetarët ta ndiejnë veten pjesë të këtij procesi. Ai tha se qeveria duhet të komunikojë më qartë për investimet që ndërmerren në emër të interesit publik, duke shpjeguar përfitimet ekonomike, ndikimin në mjedis, mbrojtjen e pronës dhe mënyrën se si shpërndahen përfitimet.

“Ne nuk kemi, po Shqipërisë as nuk i duhen qytetarë që të na besojnë ne me sy mbyllur. Ne kemi nevojë për qytetarë që na masin me sy hapur. Më lejo ta mbyll me dy pyetje; ku po shkon Shqipëria me këtë zhvillim dhe ku jam unë, njeriu i zakonshëm në rrugën e këtij zhvillimi? Përgjigjen e pyetjes së parë do ta jap hap pas hapi, puna e pandalshme për Shqipërinë 2030 në BE, nuk është një pikë e shtuar në hartën e Evropës së bashkuar, por një mënyrë jetese që sapo ka nisur të marrë formë. Ndërsa përgjigjen e pyetjes së dytë, pra ku jam unë, njeriu i zakonshëm në rrugën e këtij zhvillimi, do ta kërkojmë bashkë me njerëzit duke nisur nga kjo metodë, besa, ku qytetari nuk është spekator i zhvillimit as pengesë e tij, por është bashkëudhëtar dhe gjykatës njëkohësisht. Kur një investim pretendohet që i shërben interesit publik, duhet të kuptojmë çfarë të ardhura sjell, çfarë garanton për natyrën, pronën dhe në fund si ndahet fitimi, jo vetëm duhet ta bëjmë këtë, por duhet ta bëjmë me empati. Zhvillimi nuk bëhet mbi apo rreth qytetarit, por bëhet bashkë me të dhe për të. Kjo është ajo që na nxjerr jo vetëm te faktet, por tek empatia”, përfundoi Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
mbledhje PS rama

Nga e njëjta kategori

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla flet për mikpritjen: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

më shumë...

E kërkonte Spanja, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari, pritet ekstradimi

më shumë...

Vdekjet po tejkalojnë lindjet, sociologët: Korça po tkurret, të rinjtë zgjedhin gjithnjë e më shumë të emigrojnë

më shumë...

Aksident në Vlorë, automjeti përplas monopatinën, plagoset rëndë drejtuesi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:47

Këta janë njerëzit që nuk zhvillojnë kurrë...

12:43

I riu francez u masakrua me thikë...

12:12

Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk...

12:10

E kërkonte Spanja, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari,...

12:07

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare...

12:01

Vdekjet po tejkalojnë lindjet, sociologët: Korça po...

11:56

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta...

11:34

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti...

11:21

Aksident në Vlorë, automjeti përplas monopatinën, plagoset...

11:18

VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur...

11:09

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi...

11:03

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë...

10:58

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy...

10:48

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën”...

10:44

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi,...

10:33

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi...

10:26

Arrestohet autori i vrasjes së turistit francez,...

10:18

Detaje nga vrasja e turistit francez në...

10:14

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin...

10:09

Zjarri në pyjet e Tërbunit, nis ndërhyrja...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.