Autori ka lëshuar shtetasen R. P (ish bashkëshorten), që e mbante peng, po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesine e sotëm, ku 35 vjeç Refit Buzi ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plakën, rreth 55 vjeçe.
Pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij. Ai ka marrë me vete edhe armën e gjahut që është përdorur në krim.
Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur operacionin për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit.
Ndërkohë, ish-vjehrra e tij, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
/vizionplus.tv





