Analisti Mentor Kikia dhe nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, kanë debatuar këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, sa i përket atmosferës politike në Shqipëri.
Kikia tha se ajo që shohim sot është një Parlament që voton pa i lexuar projektligjet, pasi deputetët nuk kanë guxim t’i kundërvihen kryetarit.
Ndërsa Kedhi kërkoi që të mos bëheshin paralelizma, pasi, sipas tij, nuk janë të gjithë njësoj.
Pjesë nga biseda:
Kikia: Këta votojnë qorrazi, sepse askush nuk ka guxim të votojë kundër aty në Parlament.
Kedhi: Nuk jemi të gjithë njësoj, nuk ulemi të gjithë me bandat. PD-ja është partia e vetme që bën zgjedhje në Shqipëri.
Kikia: Çfarë zgjedhjesh, mo, ku fiton i njëjti kryetar.
Kedhi: Atë e vendos anëtarësia. Ne jemi të vendosur ta çrrënjosim sistemin.
Kikia: Nuk e çrrënjos dot me Sali Berishën, more.





