Kush do të jetë kandidati i Ramës në zgjedhje? Analistët kalojnë në “sitë” emrat

Kush janë kandidatët për Bashkinë e Tiranës? Kjo ka qenë një tjetër temë diskutimi këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit.
Për analistët, emrat më të lakuar në PS janë Ervin Demo, por edhe Erion Braçe dhe Blendi Klosi janë figura shumë të mira.
Pjesë nga biseda:
Demaliaj: Unë do të piketoja Braçen, se bashkon socialistët.
Rakipi: Edhe Demo kandidat i fortë?
Demaliaj: Nuk e njoh.
Rakipi: Po këtë Hajdarin?
Demaliaj: Po çfarë Hajdari, mo? Kryetar Bashkie i biri, prefekt i ati. Për mua, nëse opozita nuk bashkohet, PS do ta fitojë prapë Tiranën.
Rakipi: Cilat janë kandidaturat?
Demaliaj: Ose Klosi, ose Braçe. Thonë për këtë Demon që është i aftë, por nuk e njoh. Duhet një kandidaturë që duhet të ngjisë. E mban mend Besnik Mustafën me Ramën? Mustafa nuk ngjiste në Tiranë.
Hoxha: Po ngjiti Veliaj.
Abilekaj: Po ai kishte ca karizëm.
Hoxha: Nëse opozita nuk shkon me një kandidaturë, e ka shumë të vështirë. Nuk e kandidojnë Erion Braçen.
Demaliaj: Në apriori mendon se Braçe do t’i përbashkonte socialistët me këto ndarje?
Hoxha: Është Rama aty, nuk ka të tjerë. Demo është një kryebashkiak që ka qenë dy mandate në Berat, ka qeverisur mirë, ka kontribut. Është një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Ky vjen nga administrata, është i ngjashëm me Niko Peleshin. Rama e solli në Tiranë si kryebashkiak të suksesshëm. Duke qenë se ka këtë lloj historiku dhe nuk ka ngarkesë, është njeriu më i afërt i Edi Ramës.
Abilekaj: Ky është njeriu që mbushi me gaz Tiranën.
Hoxha: Avantazhi që ka Demo është se ai është besnik i Ramës.
Tela: Rama ka dy kandidatura, minsitrin Demo që është person politik, dhe Arbër Hajdarin.




