Vendi
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas informacioneve paraprake një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është përplasur nga një furgon gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.
Reklamë
Për shkak të përplasjes së fortë, viktima ka pësuar dëmtime të rënda dhe, pavarësisht rrethanave, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




