Merz premton një miliard euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Gjatë një vizite të papritur në Kiev kancelari gjerman, Friedrich Merz, i premtoi Ukrainës një paketë të gjerë ndihme. Paketa përfshin miratimin e ndihmave ushtarake në vlerë prej një miliard eurosh, si dhe 350 milionë euro për sektorin energjetik të Ukrainës, i cili vazhdon të jetë objekt i bombardimeve të vazhdueshme ruse.
Gjatë vizitës kancelari shoqërohej nga ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, dhe një delegacion biznesi. Merz theksoi se Gjermania nuk do ta pakësojë mbështetjen e saj për Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e falënderoi Gjermaninë si mbështetësen më të madhe të vendit të tij, si dhe personalisht kancelarin Merz për ndihmën e ofruar.
Vizita u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, pasi Rusia i kishte paralajmëruar të shtunën politikanët e huaj që të shmangninudhëtimet në Ukrainë. Gjatë paradites së sotme, dronë rusë goditën një urë në Kiev, kur aty ishte ende kancelari gjerman. Si pasojë pati dy të plagosur./dw




