E enjte, 19 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Buxheti historik, Tomorri: Ja ku janë pikat e dobëta

Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2027 historik, pasi kalon shifrën e 10 miliardë eurove.

Por, për gazetarin e ekonomisë Klodian Tomorri, jo çdo gjë është ashtu siç thuhet.

Sipas tij, edhe në këtë buxhet shumë pak para shkojnë për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

“Ajo që futet te lëvizja negative është rritja e taksave. Për të kompensuar TVSH-në për produktet, do të rritet TVSH-ja për produktet e tjera. Nga karburanti te uji, çdo shërbim tjetër do të kushtojë më shtrenjtë.

Reklamë

Çfarë ndodh? Nëse ulja nuk përcillet e plotë, rritja përcillet menjëherë. Nga data 1 janar, të gjitha çmimet e çdo malli tjetër do të rriten me sebepin e rritjes së TVSH-së.

Sigurisht, te TVSH-ja është edhe ai pragu i famshëm që ulet nga 10 në 5 milionë, që prek 18 mijë biznese, por edhe rritja e dividendit.

Ndërkohë, pavarësisht se trumbetohet bonusi i pensionistëve, që ka qenë një nga masat më të propaganduara, sërish shpenzimet që bën Shqipëria për mbrojtjen sociale janë të ulëta. Po të shohësh, mbrojtja sociale mbetet nën 10% të PBB-së.

Një pikë tjetër negative janë arsimi dhe shëndetësia. Pavarësisht se kryeministri thotë se është buxhet historik, Shqipëria vazhdon të nëninvestojë në arsim dhe shëndetësi. Shpenzimet për arsimin vijnë në rënie në raport me PBB-në, nga 3.26% ulen në 3.19%, ndërsa ato për shëndetësinë janë poshtë 3% të PBB-së”, tha Tomorri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.