Kronikë
Pogradec/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej 3 ditësh

Një 80-vjeçare, e identifikuar si Zhuljeta Ruvina, është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.
Dyshohet se e moshuara kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë, ndërsa trupi i saj u zbulua pas njoftimit të fqinjëve.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë sinjalizuar policinë, pas dyshimeve për mungesën e saj.
Pas hapjes së derës së banesës, 80-vjeçarja është konstatuar pa shenja jete. Zhuljeta Ruvina jetonte e vetme, pasi fëmijët e saj ndodheshin jashtë vendit.
Reklamë
Ndërkohë, policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




